Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

07:12 | 14 Maj 2024
E.G
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencën Rajonale “Gratë e Fuqizuara – Fuqizojnë Gratë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. (Fshatrat e Pejës)

10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00Me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën me temën “Të veprosh më shumë për shëndetin mendor “. (Hotel “Emerald”)

11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore në SHSKUK dhe të organizatës KOMF. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Takohet me përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, N225)

13:00Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe raportin me të gjetura për pronat e RTP-së dhe të Fakultetit. (Kuvendi i Kosovës, N225)

14:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcakton listën e dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)

14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin  e platformës dhe këndit të “Made in Kosova”. (Tech Park, Bërnicë, Prishtinë) 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme