Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
08:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. (Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë)
10:00
Në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit Ali Lajçi. (Holli i Kuvendit)
10:30
Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi. (Holli i Kuvendit)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Draft-Kodin e sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, N225)
11:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do të organizojë një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës. (Para rektoratit të UP-së)
12:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe formon grupin punues për hartimin e Rregullores së punës për Komisionerin Parlamentar për FSK. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. (Kuvendi i Kosovës, N303)
13:30
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe SBASHK-un publikojnë “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”. (Hotel “Sirius”)
14:00
Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me USAID-in, organizojnë ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor. Merr pjesë dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt. (Hotel “Emerald”)
15:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së mban mbledhje; diskuton për dokumentacionin, angazhimin e ekspertëve dhe ndarjen e buxhetit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
16:00
Mbahet Akademi përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Kuadri ligjor dhe pavarësia ekonomike: Rëndësia së mbrojtjes ligjore, politikave dhe shërbimeve mbështetëse në garantimin e sigurisë ekonomike të grave dhe sigurimin e rrugëve për t’i shpëtuar abuzimit”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)
17:00
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; kryeministri Albin Kurti; ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier dhe zv.presidenti i MCC-së Cameron Alford. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona