Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

07:00 | 7 Qershor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet që janë paraparë të mbahen sot, 7 qershor 2023:

10:00
Instituti Riinvest organizon debatin “Dekarbonizimi dhe taksa e karbonit”. (Instituti “Riinvest”, Prishtinë)

10:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë)

10:00
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, do të vizitojë Komunën e Ferizajt, ku do të takohen me kryetarin Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit, Ferizaj)

10:30
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) lanson fushatën nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit bën rishpalljen e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership në kuadër të UBT-së. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)

11:30
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të SBASHK-ut, do të takohen me anëtarët e Komisionit për Arsim. (Kuvendi i Kosovës)

12:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës. Në rend dite janë 28 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në shkurt, prill dhe maj 2023. (Ndërtesa e Kuvendit)

13.00
Mbahet konferencë për media, me ç’rast prezantohet Anketa Publike e Manifesta 14 Prishtina. (Qendra për Praktikë Narrative, Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”)

13:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

14:00
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i MAShTI-t)

15:00
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-së, Dan Montgomery, me bashkëpunëtorë, do të takohen me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me Kryesinë e SBAShK-ut. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Salla e takimeve në Qendrën e Studentëve)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme