09:50
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos (Vendi: Kabineti i kryetarit)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe të Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Mbahet tryezë: “Mundësitë e përfshirjes së historisë dhe kulturës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në tekstet shkollore”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
10:00
Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Ec Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi, Prizren)
10:15
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me gazetarë dhe Shoqëria Civile, si dhe mbështetësit e Agjencisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:30
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz (Vendi: Kabineti i kryetarit
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
14:00
Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në rend dite është shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, dhe kërkesa për buxhet. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...