Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

07:00 | 15 Janar 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e hënë në Kosovë:

08:30

Me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, bëhet vendosja e kurorës së përbashkët në memorial nga presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti, me prezencë të togut ceremonial të FSK-së. (Kompleksi Memorial, Reçak)

09:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak.

09:30

Mbahet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Marrin pjesë presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Shtëpia e Kulturës, Shtime)

09:30

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

10:00

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mban seancë përkujtimore në shenjë nderimi për viktimat e krimit dhe të gjenocidit serb gjatë viteve 1998-1999, ndaj shqiptarëve në Kosovë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

10:00

Mbahet takimin i 240-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, Kati VI)

12:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e parë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, C301)

19:30

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të organizojë ndezjen e qirinjve me moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme