Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

06:49 | 19 Tetor 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë janë këto:

09:30

Mbahet takimi i dytë i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor. Marrin pjesë ministri i MMPHI, Liburn Aliu, Avni Ahmeti, zv.drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës etj. (Hotel “Emerald”)

09:30
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama me rastin e fillimit të sezonit të ngrohjes 2023/24, viziton Ngrohtoren e Kryeqytetit “Termokos”. (Zyrat e “Termokosit”, Prishtinë)

09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton propozimin vendimit të Qeverisë për ratifikimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N204)

09:30
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00
Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. (Kuvendi Kosovës)

10:00
Mbahet panairi i artizanaleve. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

10:00
Mbahet dita e tretë e festivalit “Dita e Gështenjës”. (Deçan)

11:00
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Ndërtesën e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar)

11:00
Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

12:00
Në kuadër të projektit ”Mbështetja e sektorit të blegtorisë në regjionin e Dragashit” Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA mban ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për fermerët. (Brod, Dragash)

13:00
Kuvendi i Kosovës mban seanca plenare të rregullt. (Kuvendi i Kosovës)

14:00
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën përurimin e disa rrugëve me kabëza. (Vushtrri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme