Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë:
08:30
Me rastin e hapjes së korrje-shirjeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, realizon verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe. Merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. (Mulliri “Albatros”, fshati Torinë, Lipjan)
09:30
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban aksionin protestues “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit?”, para Ministrisë së Arsimit lidhur me parregullsitë në avancime akademike dhe ndërhyrjet e grupeve të interesit në Universitetin e Prishtinës. (Para ndërtesës së MAShTI-t)
10:00
KRU “Prishtina”, me asistencën e Policisë së Kosovës, ndërmerr aksion për shkyçje të borxhlinjve në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës. Nisja bëhet nga zyrat e kompanisë. (Prishtinë)
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...