Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

06:59 | 21 Shkurt 2023
K.B

09:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog etj. (Hotel “Emerald”)

10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin nr. 08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00
Instituti Albanologjik, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Wisdom” nga Tirana, organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën “Shqipja – gjuhë evropiane”. (Instituti Albanologjik, rr. “Eqrem Çabej”)

11:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së punimeve shkollore Kosovë-Shqipëri, me temën e Pavarësisë. (Biblioteka Kombëtare)

13:00
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton për themelimin e grupit punues për Projektligjin për Verëra; si dhe shqyrton Projektligjin për Pyje. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

14:45
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, viziton familjen e Boban Stanojeviqit. (Llaplasellë, afër shkollës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme