Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

06:55 | 6 Shtator 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë:

10:00 – 11:00
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, do të mbahen disa aktivitete policore:

10:00 – “Porta e hapur”, me ç’rast qytetarët mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së

10:00 – Ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore (Sheshet “Ibrahim Rugova” dhe”Skënderbeu”)

11:00 – Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore (Sheshet “Ibrahim Rugova” dhe”Skënderbeu”)

11:00
Lëvizja FOL publikon raportin “E drejta e fshirjes së të dhënave personale (E drejta për t’u harruar)”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”)

19:05
Mbahet ceremonia e shënimit të 24-vjetorit të Ditës së Policisë së Kosovës. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme