Në Kosovë për ditën e sotme janë të parapara të mbahen këto ngjarje.
09:00
Fondacioni Kosovar për Lidership, në bashkëpunim me Universitetin “James Madison” dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojmë konferencën “Ndërtimi i Paqes së Qëndrueshme dhe Prosperitetit në Ballkan dhe Europën Juglindore përmes Lidershipit të Fortë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Fillon aktiviteti i Garave me Biçikletave në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë)
10:45
Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë së QKUK-së, mbajnë konferencë e në Ditën Botërore të Sklerozës Multiple. (“Four Points by Sheraton”, Marigona Residence)
11:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI-t
11:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nisin vizitat e hapësirave të identifikuara për intervenim, largimin e barrierave, dhe vendosjen e segmenteve të nevojshme infrastrukturore për qasje në objekte publike dhe private për përsonat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe kategori të tjera me vështirësi në lëvizje, në kuadër të fushatës “Prishtina një qytet pa barriera”. (Te objekti i Radio Kosovës, sheshi “Xhorxh Bush”)
12:00
Punëtorët teknikë dhe ata fizikë të Spitalit të Gjilanit protestojnë para Drejtorisë së Spitalit, me kërkesë ngritjen e pagave. (Spitali i Gjilanit)
12:50
Në kuadër të Samitit Rajonal të Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore, mbahet paneli “Reforma dhe modernizimi i Autoritetit Tatimor – Qëllimi, arritja dhe kuftijtë”. Merr pjesë dhe Ilir Murtezaj i ATK-së. (Hotel “Splendid”, Beçiç, Mali i Zi
17:00
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politikanët: Çfarë ndikimi ka tek qytetarët?” Marrin pjesë Jeta Xharra, drejtore ekzekutive në BIRN, Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Visar Ymeri, drejtor i Institutit “Musine Kokalari”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...