Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:09 | 21 Shtator 2023
K.B

Ngjarjet e datës 21 shtator 2023.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit. Të ftuar përfaqësues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Kuvendi i Kosovës, ora 08:30)

Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 14 shtator. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”. Fjala e hapjes nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. (Ora, 10:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Shoqata Action For Health (AFH), në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë organizojnë konferencën Shëndet për të gjithë”-Qasja në shërbimet shëndetësore për të gjithë pa diskriminim e në veçanti për grupet e ndjeshme të popullsisë (Ndërtesa e Qeverisë, P38, ora 10:30)

Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli V – “E vërteta kundër dezinformimit: Luftimi i ndikimit malinj të huaj në Ballkanin Perëndimor. (ora 11:40)

Organizata YIHR KS shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një aksioni rrugor (Sheshi Nënë Tereza, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Në përmbyllje të Samitit dyditor të Paqes dhe Demokracisë, jepen konkludimet nga Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e Iniciativës së Re Sociale; Bardhi Bakija, drejtor i Sbunker dhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. (Ora 13:15)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme