Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:07 | 25 Gusht 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

10:30
Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së dhe ditës së Brigadës 121 “Kumanova”, mbahet tubim përkujtimor, me moton tashmë tradicionale “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”. (Kompleksi i varrezave, Kleçkë)

11:00
Ministrit i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mban konferencën e parë për medie. (Ministria e Mbrojtjes)

11:00
Asociacioni i Komunave të Kosovës e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. (Gjykata Kushtetuese)

11:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023,organizon Panarin e Rinisë 2023 në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë. (Pallati i Rinisë)

11:00
Mbahet debati me temën “Puna e organeve të drejtësisë në Kosovë – sfidat dhe arritjet”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme