Ngjarjet e ditës së sotme

07:06 | 23 Gusht 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto.

10:00
Inaugurohet “Muri i Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Parku i Qytetit në lagjen “Dodona”)

11:00
Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), man takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal. (Vila “Gërmia”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme