Ngjarjet e ditës së sotme

07:19 | 27 Korrik 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto

09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

09:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

11:00
Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:00
Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes platformës online Zoom.

14:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ai për Ligjin për zyrtarët publik (Ndërtesa e Kuvendit)

17:30 – 20:00
Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

20:00 – 23:00
Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon koncert me Alban Mehmetin, Taulant Sllamnikun, Emira Kika etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

20:30
Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon koncert me ELITA 5. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme