Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:05 | 26 Korrik 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë do të mbahen këto ngjarje.

10:00
Banka NLB do të ndajë donacion prej 100 000 € për bamirësi për pesë organizata. Prezent do të jetë menaxhmenti i Bankës dhe 5 organizatat përfituese nga donacioni. (Zyrat qendrore të NLB-së, Rr. “Ukshin Hoti”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me shefin e BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretatit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të e autorizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

13:00
Komuna e Vushtrrisë shënon 12-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberin, pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës. (Duboc, Vushtrri)

14:00
Instituti GAP organizon tryezë diskutimi: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

18:00
Instituti Veror i Teach For Kosova në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizojnë diskutim me diasporën: Si mundet Diaspora të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë?. (R.I.T Kosova, AUK)

19:00
Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon shfaqjen e një filmi dhe ekspozitë nga Burim Haliti. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme