Ngjarjet e ditës së sotme

07:22 | 13 Korrik 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:

08:30
Universiteti i Prishtinës organizon simpoziumin e diasporës në kompjuterikë, me temë “Inteligjenca Artificiale – Kosovë”. Marrin pjesë rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, etj. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike)

09:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, N10)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës

10:00
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)

10:00
Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizojnë tryezë diskutimi për integrimin e komuniteteve joshumicë në fushën e sportit. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

11:00
PSD mban aksion simbolik afër ndërtesës së Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”)

15:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, në takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme