Ngjarjet e ditës së sotme

06:55 | 11 Korrik 2023
K.B

Për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.

09:00
Nxënësit e klasave të nënta i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji në të gjitha shkollat e Kosovës.

11:00
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier merr pjesë në hapjen zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë. (Zyra e “Bonevet”, Pejë)

11:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT dhe UNFPA, lansojn dokumentarit për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”. (“Kino Armata”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bënë shqyrtimin e Kërkesës për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bënë shqyrtimin në parim Projekligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët publikë dhe Shqyrtimin e Projekligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:30
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

12:00
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ju fton të merrni pjesë në tryezën e organizuar si vazhdimësi e dialogut social. (Kuvendi i Kosovës, salla S-506)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme