Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:21 | 16 Qershor 2023
K.B

Sot në vendin tonë do të mbahen këto ngjarje.

09:00
Dita e dytë e Samitit “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja” organizuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë. (“Klan Arena”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Nysret Pllana – anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë dhe Hilmi Jasharin, ekspert ligjor. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për investime të qëndrueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së në ish-Bankën e Lubjanës, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes rekomandon zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:00
EC Ma Ndryshe publikon gjetjet e hulumtimit “Raport i Monitorimit të Sektorit të Mjedisit për vitin 2022” për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Gjilanit, Dragashit dhe Malishevës. (Zyrat e EC Ma Ndryshe, Prishtinë)

11:00
Organizatorët e turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023” mbajnë konferencë për medie. (Pallati i Rinisë dhe Sportit)

11:30
Mbahet Manifestimi Qendror për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve në Malishevë. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, Malishevë)

12:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me procesin e anëtarësimit në Asamblenë Parlamentar të KE-së. (Kuvendi i Kosovës, C301)

12:00
Bëhet inaugurimi i përmendoreve të dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Skënder Çeku, Xhemajl Fetahaj dhe Agim Çelaj. (Parku Karagaç në Pejë)

14:00
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mban mbledhje ku do të diskutohet për vendimin e Qeverisë, për Klan Kosovën. (Objekti i KPM-së)

14:00
Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023, të cilat mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik 2023. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

16:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Nysret Pllana – anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë dhe Hilmi Jasharin, ekspert ligjor. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme