Në vendin tonë për ditën e sotme janë paraparë të mbahen këto ngjarje.
10:00
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Kujtim Shala raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) prezanton të arriturat e projektit “Avancimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë” përkitazi me mbështetjen ofruar institucioneve relevante në avancimin e kornizës politikëbërëse të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin efikas të tyre. (Selia e IOM, Lidhja e Pejës, Prishtinë.
11:00
Komuna e Lipjani organizon Akademi Përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve. Merr pjesë kryetari Imri Ahmeti. (Objekti i ri i Komunës, Lipjan)
11:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:05
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e pret në takim presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Parlamenti Evropian, Strasburg)
11:20
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbajnë konferencë për medie. (Parlamenti Evropian, Strasburg) 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i adresohet Parlamentit Evropian. (Parlamenti Evropian, Strasburg)
12:00
Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)
13:00
OJQ “Aktiv”, në bashkëpunim me OJQ “ACDC”, bënë prezantimin e raportit, me titull “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A