Sot në vendin tonë janë paraparë të mbahen këto ngjarje.
09:30
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Mbahet diskutimi me temën “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Biblioteka Kombëtare)
11:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për shkarkimin Kimete Gashit, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
11:00
Në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës
kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës”. (Jabllanicë, Gjakovë)
12:00
Mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Jabllanicë, Gjakovë)./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...