Këto ngjarje janë planifikuar të ndodhin ditën e sotme në Kosovë:
08:30
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
09:30
Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
09:30
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i 22 projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Kuvendi mban mbledhjen plenare. Në rend dite janë ratifikimi i dy marrëveshjeve ndërkombëtare; projektligji për Financimin e Subjekteve Politike dhe ai për Zgjedhje të Përgjithshme etj. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Dita e dytë e të panairit E Jona vazhdon me diskutimin për potencialin dhe mundësitë e investimeve në komunën e Gjilanit. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan)
14:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor dhe të Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
19:00
“Karvani i Diasporës”, projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dedikuar mërgatës, qëndron në qytetin e Ferizajt. (Qendra e qytetit në Ferizaj)./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...