09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)
09:00
Takim ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin: “Saranda në Prishtinë”. Të pranishëm janë edhe Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe Kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut Ruzhdi Kurtishaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës).
10:00
Qendra Inovative e Kosovës (ICK) dhe UNDP organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Zyrat e ICK-së, Rr. “Rexhep Mala”).
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje; diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YiHR KS) prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, takon të rinjtë e Prizrenit, me të cilët do të bisedojë rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së, mundësive të të rinjve në Kosovë dhe BE, energjinë e gjelbër dhe transformimin digjital etj. (Kino “Lumbardhi”, Prizren).
15:30
Bëhet inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI). Marrin pjesë i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, rektori i UP-së, Naser Sahiti etj. (Pas ndërtesës së Rektoratit të UP-së)
11:45
ORCA realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë)
12:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës me pikat e papërfunduara, nga seancat e mbajtur më 14, 19 dhe 29 prill dhe 5 maj 2022. Në rend dite janë ratifikimi i 4 marrëveshjeve ndërkombëtare; shqyrtimi i 4 projektligjeve; debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend; debat parlamentar për punën e Qeverisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje. Në rend dite janë raportimi i ministrit Liburn Aliu dhe shqyrtimi i tri projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
19:00
Hapet Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022. (Fshati Dejnë, Rahovec)/arbresh.info/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...