Ngjarjet e ditës së sotme

07:07 | 13 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

09:30

Delegacioni nga Izraeli, i kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Rajonal, Esawi Frej, ndan një donacion me karroca për Shoqatën “Handikos”. (“Handikos”, Veternik)

09:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me Avokatin e Popullit dhe me kryesuesin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00

Fakulteti Ekonomik (UP) organizon Panairin e Punës për studentë. (Oborri i Fakultetit Ekonomik, UP).

11:30

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë, me kërkesë nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë e Kosovës, si dhe pagesën e pagave për gati 3 vite. (Para ndërtesës se Qeverisë)

13:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me përfaqësues të grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë dhe me përfaqësues të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve të viteve 90 –ta. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

14:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

14:00
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, mban konferencë në lidhje me punën dhe sfidat në tre-mujorin e parë të vitit 2022. (Gjykata Themelore, Gjilan)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme