Ngjarjet e ditës së sotme

06:58 | 8 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

09:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00 – 14:00
Gjykata Kushtetuese mban aktivitetin“Dita e Gjykatës së Hapur”, me rastin e Ditës së Kushtetutës, miratuar më 9 prill 2008; me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut. (Gjykata Kushtetuese).

10:00
Mbahet ceremonia e transferimit të detyrës së drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nga gjen. Jörg Rüter te gjen. Joachim Hoppe. Marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj etj. (Ministria e Mbrojtjes)

10:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, mbahet konferenca “Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali”, organizuar nga Projekti KOSINT dhe MAPL. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:30
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) mban protestë me kërkesë rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë).

12:00
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë të rregullt për medie. (Objekti i MASHTI-t).

12:00
Profesori Avdi Misini mban një ligjeratë publike për Historinë Rome, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve. (Amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).

18:00
Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 8 Prillit – Ditës Botërore Rome, organizuar nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK). (Restoranti “River Hill“, Prizren)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme