Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

06:58 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

10:00

Ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci dhe ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveqla, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhje. Në rend dite është Raportimi i Fondit të Kursimeve Pensionale lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Instituti Riinvest organizon debatin me temën “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”, në kuadër të serisë së diskutimeve lidhur me çështjet vitale që ndërlidhen me Agjendën e Gjelbër, si një prioritet në rrugën e integrimit në BE. (Hapësirat e Institutit Riinvest, Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e tretë të rregullt. (Objekti i ri i Komunës, Rahovec)

10:30
Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast publikon raportin e monitorimit të përzgjedhjes së disa pozitave të larta shtetërore. (Hotel “Prishtina”)

11:00
Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12:00
Promovohet libri dhe jepet premiera e dokumentarit “Gjëma e Burimit”, me autor Habin Zogaj. (Biblioteka Kombëtare)

17:00
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës 2021. Mediet do të lejohen të marrin vetëm pamje dhe të ndjekin fjalimet e presidentit Ismet Krasniqi dhe ministrit Hajrullah Çeku. (Hotel Emerald)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme