Ngjarjet e ditës së sotme

06:56 | 13 Shkurt 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

10:00
Mbahet tryeza e pestë e sportit. Marrin pjesë ministri Hajrulla Çeku, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi etj. (Hotel “International Prishtina”)

10:00
Mbahet takimi i 242-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

10:30
Instituti i Medieve në Kosovë mban konferencën me temën “Efekti i medieve sociale në radio”, me rastin e Ditës ndërkombëtare të Radios. (Hotel “Sirius”)

11:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Kuvendi i Kosovës, N10)

12:30
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”, në Junik. (Junik)

13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mban takim me përfaqësuesit e ZQM-së, Save the Children dhe KOMF-it. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme