Këto janë ngjarjet e paralajmëeuara për sot:
09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)
09:45
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite është pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 18 janar 2024: Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
OJQ Aktiv mban konferencën “Sulmet ndaj lirive të mediave dhe shoqërisë civile”. (Hotel “Sirius”)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditë janë 50 pika, përfshirë ratifikimi i 8 marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Përfaqësues të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (CPT), të Radio Gorazhdevcit dhe organizata të tjera serbe të shoqërisë civile në Kosovë do të mbajnë një konferencë për medie, në lidhje me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës të cilat thuhet se “paraqesin shkelje flagrante të lirisë së medieve dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile”. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë)
10:00
Lansohet projekti i financuar nga BE-ja “Avancimi i arsimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikës dhe praktikës së zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë – VleraED”. (Fakulteti i Edukimit, UP)
11:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zv.ministrin Hysen Durmishi, do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
13:00
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca në rastin ku kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Pal Lekaj do të paraqesë dëshminë e tij. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
14:00
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme. (Objekti i Komunës së vjetër)
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’