Ngjarjet e ditës së sotme

06:56 | 2 Shkurt 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, marrin pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) 



11:00

Organizatat UNICEF dhe USAID në Kosovë përmbyllin projektin “Përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; drejtoresha e Misionit USAID në Kosovë, Eileen Devitt, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman (Modelariumi në Fakultetin e Arkitekturës. UP)

11:00

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, vendos për rendin e ditës për Seancën plenare të radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

11:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do të diskutohet Strategjia Legjislative, plani dhe prioritetet e punës së MSH-së për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)



11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionin interviston kandidatët për pozitën e anëtarit në Keshillin Prokurorial të Kosovës, nga radhët e shoqërisë civile. (Kuvendi i Kosovës, N302)



12:30

Këshillat e prindërve protestojnë pasi nxënësit e klasave të 5-ta nuk po vijojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë. (Para ShMU “Mihal Grameno”  në Fushë-Kosovë)



14:00

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie, me ç’rast shpalosen detajet lidhur me Kupën e Kosovës Final 8. (Palestra e Sportit “Shani Nushi”, Gjakovë)



13:00

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të mbajë konferencë për medie, ku do të paraqesë të gjeturat për keqpërdorime flagrante në njësitë për patentëshoferë gjithandej Kosovës. (Vendi: Njësia për Patentëshoferë, te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë)



18:00

Qendra Libart organizon një diskutim me akademik Muhamedin Kullashin dhe dramaturgun e regjisorin Fadil Hysaj, me temën “Poetika e dramës moderne”. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Dardani)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme