Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:00
Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSShRK) bën lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci; kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi etj. (ShFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë)
09:00
Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën me temën “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)
09:30
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike organizojnë tryezë diskutimi me rastin e Javës Evropiane Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës. Merr pjesë dhe ministri Arben Vitia. (Salla e madhe e IKSHPK-së, Prishtinë)
10:00
Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Kuvendi i Kosovës, N302)