Ngjarjet e ditës së sotme

07:00 | 24 Janar 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Vendi: Kabineti i Presidentes)

09:30

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) organizojnë konferencën “Dialogu në komunitet për paqe: Përpjekjet e pajtimit në Kosovë” (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) 

09:30

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizon ceremoninë e lansimit të projektit dhe nënshkrimit të kontratave për projektin “Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile mjedisore në Kosovë: Qasje gjithëpërfshirëse për një mjedis të qëndrueshëm”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:30

Mbahet Forumi i Biznesit të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa)

10:00

Shënohet 30-vjetori i fillimit të funksionimit të ambulancave humanitare “Nënë Tereza” në komunën e Prizrenit. Pas mbledhjes bëhet zbulimi pllakave përkujtimore në disa objekte/shtëpi që kanë shërbyer si ambulanca në vitet 1990-të. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:30

Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Ndërtesa e Qeverisë, P31)

11:00

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim bilateral ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. (Ndërtesa e Qeverisë, kabineti i Bislimit)

11:30

Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Press Qendra)

12:00

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme