Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë:
09:00
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (MPJD)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencë për medie, ku do të shpalosen detaje lidhur me shkeljen e të drejtave të punës në sektorin publik, me fokus një rast në Komunën e Prishtinës që rezultoi në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore. (Zyra e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
10:25
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes)
11:00
Parlamenti Studentor organizon aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian. (Prishtinë)
11:00
Komuna e Mitrovicës organizon Akademi Përkujtimore në kujtim të veprimtarit Musa Hoti, në 20-vjetorin e vrasjes. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë)
11:15
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit)
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Kurti në Kaçanik: 10 minuta për të vendosur 4 vjet dinjitet ...
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Preside...
Hamza në Han të Elezit: Rritja e pagave për 50%, në muajt e ...
Në prag të zgjedhjeve, një delegacion i PACE vjen në Kosovë
Aston Villa zyrtarizon transferimin e Malen
Frika e re nga virusi: Pacientët e moshës së mesme me pneuno...