Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë.
10:00
Instituti GAP organizon konferencë për medie, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”.
10:00
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
15:00
Shoqata “Arti Pakufi” dhe SHMLAA “Odhise Paskali” në Pejë organizojnë “Promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit në komunën e Pejës”. (Hambari i Haxhi Zekës në Pejë)
16:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 70 kandidatët për zyrtarë të rinj korrektues, të gjeneratës së 44-të. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Madh, Ndërtesa e Ish-Rilindjes)/Arbresh.info/