Ngjarjet e ditës së sotme

07:00 | 10 Janar 2024
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:

09:30
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” mban ceremoninë për nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike). Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; udhëheqësi i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza dhe përfaqësues të KFW-së në Kosovë. (Objekti i KRU “Prishtina”)

10:00
Mbahet aktiviteti përmbyllës i Projektit QATEK – Drejt një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të
orientuar në cilësi për t’iu përgjigjur profesionalizmit të
mësimdhënësve në Kosovë. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i Fakultetit të Edukimit, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme