Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:45
Mbahet ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj)
10:00
Mbahet ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-grantit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”. (Objekti i Qeverisë)
10:00
Prokuroria Speciale mban konferencën vjetore. (Objekti i Prokurorisë Speciale)
10:00
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mban konferencën përmbyllëse të vitit 2023. (Objekti i ish-Rilindjes)
11:00
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mban takim publik me qytetarët. (Shtëpia e Kulturës, Vushtrri)
11:00
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)
12:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Selia e AAK-së, Pejë)
14:00
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mban konferencë për medie, ku do të shpalosë të arriturat dhe sfidat e vitit 2023. Merr pjesë dhe ministri i MFPT-së, Hekuran Murati. (Drejtoria e Përgjithshme e Doganës)
14:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Podujevë)
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...