Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë
09:30
Mbahet ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)
09:30
OJQ “Reply Peace” bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët që po trajtohen në Spitalin e Infektivës, Pediatrisë dhe Hematologjisë në Onkologji. (Pediatri, QKUK)
10:00
Ministria e Mbrojtjes mban konferencën e fundvitit për medie. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)
10:00
Administrata Tatimore të Kosovës (ATK) mbanë konferencë për media. Merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së)
10:00
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie, në të cilën do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorisë Speciale)
10:00
Instituti GAP prezanton raportin “Mes ambicies dhe realitetit: Formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të shpaloset raporti analitik lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)
10:30
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, bën prezantimin vjetor të punës. Me këtë rast do të bëhet dhe ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”. (Objekti i BQK-së)
11:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit, ku do të bëjë prezantimin e punës njëvjeçare të Ministrisë. (Objekti i MAShTI)
11:00
Policia e Kosovës (PK) mban konferencën për medie, ku do të bëhen publike të arriturat policore për periudhën e vitit 2023. (Drejtoria e Përgjithshme, Prishtinë)
12:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë)
12:00
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
13:00
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Objekti i MINT-it)
13:30 – 14:00
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu marrin pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.
Agjenda:
13:30 – Vizitë në fshatin Bardh i Madh, ku bëhet inaugurimi i një pjese nga ky projekt. (Tek përmendorja e “Azem Jashanicës” afër Xhamisë “Adem Efenisë”)
13:45 – Vizitë në lagjen 029, ku bëhet inaugurimi i pjesës tjetër nga ky projekt. (Qendra “Fidan Lahu”)
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...