Ngjarjet e ditës së sotme

06:57 | 22 Dhjetor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitojnë dy ndërmarrje të cilat mbështesin zbatimin e mësimit dual. (Hotelet “Sirius” & “Swiss Diamond”, Prishtinë) 
 



10:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me ceremoni shtetërore. Më pas të dy do të mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Ibrahim Rugova”/ Zyra e presidentes)



10:00

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar. (Fakulteti i Edukimit, UP) 



10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë prezanton raportin “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)



10:00

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 239-të. (Prokuroria Speciale)



10:00

Klinika e Kardiologjisë mban ceremoninë e shpalljes së punëtorëve të vitit. (Qendra e Telemjekësisë, QKUK)



11:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ia dorëzon titullin “Qytetar nderi” humanistit dhe drejtorit të Islamic Relief Kosova, Dr. Moohamed Soliman. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)



11:00

Sindikata e Re e KEK-ut proteston sërish për rikthimin e punonjësve të sigurimit fizik në kuadër të kompanisë. (Para objektit të KEK-ut) 

12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. (Ndërtesa e Qeverisë) 



14:00

Komisioni për Legjislacion shqyrton Planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N302) 



15:00

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton raportitën vjetor 2023. (Ndërtesa e Qeverisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme