Ngjarjet e ditës së sotme

06:55 | 13 Dhjetor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

10:00
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, mban ngjarjen lansuese për tri shërbime të reja elektronike. (Hoteli “Swiss Diamond”)

10:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve”, për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

10:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën me temën “Gatishmëria e Institucioneve të Kosovës për anëtarësim në BE”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
BIRN në Kosovë lansom faqen e internetit të Monitorimit të Pronësisë së Mediave në Kosovë. (Shtëpia e Shoqërisë Civile në Prishtinë)

10:00
Koalicioni K10 mban tryezën me temën “Planifikimi familjar dhe përdorimi i kontraceptivëve”. (Hotel “Sirius”)

11:00
Vihet gurthemeli i aneksit të Shkollës “Mustafë Venhari”. Merr pjesë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. (Vushtrri)

11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2024; si dhe shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N303)

 

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë 14 pika, përfshirë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil, Projektligjit për metrologji, atij për shërbime sociale dhe familjare etj. (Kuvendi i Kosovës, C203)

13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për metrologji; Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil etj. (Kuvendi i Kosovës, N302)

13:00
Telekomi i Kosovës mban takimin e fundvitit me medie, ku menaxhmeti do të paraqes punën njëvjeçare. (Telekomi i Kosovës, “Dardani”, Prishtinë)

14:00
Paraqitja e parë e Haxhi Shalës para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Hagë)

15:00
UBT nderon me Çmimin “Excellence Leadership Award” ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevnelie. (Kampi Inovativ i UBT-së në Lipjan)

19:00
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në mbështetje të Listës “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi”, e cila garon në zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme