Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:30 – 20:00
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministria e Drejtësisë organizon këto aktivitete:
09:30 – Tryezë diskutimi “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje” (Hotel “Astoria”, Gjilan)
10:00 – Townhall në gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” (Gjilan)
11:00 – Diskutim “E drejta e grave në trashëgimi” (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
15:00 – Lansimi i tri moduleve të reja të integruara në Databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje” (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë)
20:00 – Koncert nga Filarmonia e Kosovë (Prishtinë) 10:00 Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë diskutimin me temën “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2023. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mban konferencë për medie, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës. (Prokuroria Speciale, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë)
10:00
Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Mosdiskriminim dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mbajnë tryezën kushtuar 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton mbi rolin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në parandalimin dhe luftimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje, të arriturat dhe sfidat. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:00
USAID lanson kampanjën për shënimin e Javës Kundër Korrupsionit me sloganin #LypLlogari për paret tua. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
13:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë tryezën “Ndërhyrjet në drejtësi përmes deklarimeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:30
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
14:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore si dhe Projektligjin për ndryshime klimatike. (Kuvendi i Kosovës, N302)
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...