Ngjarjet e ditës së sotme

07:00 | 6 Dhjetor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:00

Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen Stenbaek. (Objekti i Qeverisë, P38)

09:00

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) mban konferencën “Ndikimi i liberalizmit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova”. (Klan “Arena”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Petrit Malajn, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301)

10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim mbikëqyrës për mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00 – 16:00

Mbahet Konferenca për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Agjenda:

10:00 –

Fjalët hyrëse nga Nancy Soderberg, drejtore e NDI Kosovë; Nuno Queirós, UNDP dhe AnnaCarin Platon, Zyra e BE-së.
10:10 – Diskutim “Gjinia, politika dhe dezinformimi”

11:00 –

Prezantim nga Rezarta Delibashzade-Krasniqi, D4D, me temën “Dezinformimi në baza gjinore në Kosovë.

11:30 –

Diskutim në panel “Për një mjedis medial të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë”
12:45 – Disistory për dhunën online ndaj grave dhe personave LGBTQI+

14:00 –

Fjalim nga Jeffrey M. Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë

14:05 –

Diskutim me Vjosa Osmani, presidente e Kosovës
15:00 –

Disistory nga Mira Kazhani, për përfaqësimin dhe portretizimin e grave në media.

15:15 –

Gjithpërfshirja në industrinë e teknologjisë: Sfidat dhe mundësitë
16:00 –

Fjalët përmbyllëse
 

10:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë tryezën “Ndjekja, gjykimi, dhe parashkrimi i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet dita e dytë e Konferencës Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel “Venus”, Magjistralja Prishtinë-Lipjan)

11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa)

11:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të Institucionit të Avokatit të Popullit, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:00

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; si dhe projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

12:00

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) organizon tryezën me temën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në komunën e Prishtinës. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

13:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

13:00

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mban konferencën “‘Amnistimi’ i mosdeklarimit të pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme