Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
09:00
Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen Stenbaek. (Objekti i Qeverisë, P38)
09:00
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) mban konferencën “Ndikimi i liberalizmit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova”. (Klan “Arena”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Petrit Malajn, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim mbikëqyrës për mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00 – 16:00
Mbahet Konferenca për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Agjenda:
10:00 –
Fjalët hyrëse nga Nancy Soderberg, drejtore e NDI Kosovë; Nuno Queirós, UNDP dhe AnnaCarin Platon, Zyra e BE-së. 10:10 – Diskutim “Gjinia, politika dhe dezinformimi”
11:00 –
Prezantim nga Rezarta Delibashzade-Krasniqi, D4D, me temën “Dezinformimi në baza gjinore në Kosovë.
11:30 –
Diskutim në panel “Për një mjedis medial të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë” 12:45 – Disistory për dhunën online ndaj grave dhe personave LGBTQI+
14:00 –
Fjalim nga Jeffrey M. Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë
14:05 –
Diskutim me Vjosa Osmani, presidente e Kosovës
15:00 –
Disistory nga Mira Kazhani, për përfaqësimin dhe portretizimin e grave në media.
15:15 –
Gjithpërfshirja në industrinë e teknologjisë: Sfidat dhe mundësitë
16:00 –
Fjalët përmbyllëse 10:00 Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë tryezën “Ndjekja, gjykimi, dhe parashkrimi i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Mbahet dita e dytë e Konferencës Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel “Venus”, Magjistralja Prishtinë-Lipjan)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të Institucionit të Avokatit të Popullit, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C203)
11:00
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; si dhe projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
12:00
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) organizon tryezën me temën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në komunën e Prishtinës. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)
13:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mban konferencën “‘Amnistimi’ i mosdeklarimit të pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...