Këto janë ngjarjet e ditës:
09:30
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla tenton sërish konstituimin. (Kuvendi i Kosovës, N10)
09:30
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve”. Merr pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09:30
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë tryezën e diskutimit “Siguria dhe etika e gazetarëve gjatë raportimit në situata krize”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë)
09:30
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Mbahet hapja e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti; Rozeta Hajdari, ministre e MINT; Eileen Devit, drejtoreshe e USAID-it në Kosovë, Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Zjarrfikësit e Kosovës mbajnë protestë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre. (Para objektit të Qeverisë)
11:00
Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancën e rregullt. Në rend dite është miratimi i disa rregulloreve. (Salla e Kuvendit Komunal)
11:00
Mbahet takimi i 237-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së)
12:00
Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” përuron leksikonin “Sportistë dhe çlirimtarë”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
13:00
PSD mban konferencë për media në lidhje me arrestimin e aktivistëve të PSD-së si dhe dyshimin për manipulimin e dëshmive. (Zyret e PSD-së, rr. Bajram Kelmendi”)
13:30
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Handikos si dhe shoqatat për të drejtat e personave me aftësi te kufizuara organizon konferencën e radhës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë)
14:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. do të vendosë gurëthemelin e çerdhes në Podujevë. (Podujevë)
16:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë ratifikimi i i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës)
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...