Ngjarjet e ditës së sotme

06:55 | 29 Nëntor 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:

09:15
Ministri Elbert Krasniqi Avokati i popullit Naim Qelaj dhe Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama marrin pjesë në lansimin raportit për shkeljet e të drejtave të njeriut. (Hotel Sirius)

09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

09:30

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

10:00 – 12:30

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 64. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00,  ndërsa hapja e ofertave nga ora 12:30. (Hoteli Grand”, Prishtinë)

11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet/Agjencitë që bien në fushëveprim të Komisionit, në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N204)

11:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00

OJQ “Aktiv” mban konferencë për medie, ku do të prezantojë raportin “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushveprimi i Komisionit për bujqësi. I ftuar ministri MBPZHR-së, Faton Peci. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i AKP-së. (Kuvendi i Kosovës, salla, salla N10)

14:00

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave interviston kandidatët të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N200)

14:30

Partia Socialdemokrate (PSD) organizon protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Hotel “Sirius”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme