Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:04 | 27 Nëntor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në Kosovë:

09:30
BIRN prezanton raportin “Tregime nga rrenat” lidhur me dezinformimin në Kosovë, origjinën e tij, efektet dhe shpërndarjen. Merr pjesë dhe sefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, organizojnë “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

10:00
Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) Ju fton të merrni pjesë në hapjen solemne të “Javët e Biznesit Kosovar 2023” me moto: Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?. (Hotel “Emerald”)

10:00
Ministria e Zhvillimit Rajonal organizion Forumin e Zhvillimit Rajonal me temë:
“Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”. (Qendra e Kulturës, Gjakovë)

10:00
Komuna e Gjilanit organizon Akademi kushtuar 55-vjetorit te demonstratave te vitit 1968. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)

11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e “Ditës së Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë)

12:00
Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” në Deçan organizon ceremoninë e dekorimit të rreshter Afrim Bunjaku, i rënë në mbrojtje të sovranitetit në veri të Kosovës. Marrin pjesë familja Bunjaku; kyetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi; drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha etj. (Objekti i Komunës së Deçanit)

14:00
PSD zhvillon aktivitet në kundërshtim të Gjykatës Speciale. (Zyrat e EULEX-it, Fushë-Kosovë)

17:00
Për nder të festave të nëntorit jepet shfaqja teatrale “Tush & Shit”. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

19:00
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nder të festave të nëntorit sheshi “Adem Jashari” ndriçohet në të kuqe. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

19:00
Mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme