Ngjarjet e ditës së sotme

06:53 | 27 Tetor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:30
Mbahet seanca e Apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë)

10:00
Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Palestra sportive “Shani Nushi”, Gjakovë)

10:00
Kuvendi i Komunës në Gjilan mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026. (Kuvendi Komunal, Gjilan)

10:00
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)

11:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, publikojnë Raportin: “Bujqësia në fokus: roli, impakti dhe keqpërdorimet e fondeve mbështetëse”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00
Komuna e Rahovecit e nderon gazetarin gjerman Erich Rathfelder e nderon me titullin: “Qytetar nderi i Rahovecit”. Në këtë ceremoni do të bëhet edhe promovimi i librit të tij, në gjuhën shqipe: ‘’Kosova-historia e një konflikti’’. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

15:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Objekti i Qeverisë)

17:30
Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizon ekspozitën e parë përmes projektit “Takohemi në Ekspozitë”, kushtuar personave më aftësi të kufizuara. (Qendra e Rinisë, Suharekë)

18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën e përkohshme të veprës “Dita e Re” nga Barbara Prenka. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme