Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:01 | 16 Shtator 2021
S D

 

  • 08:45Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit)

  • 10:00Instituti GAP publikon raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendra për Shërbime të Integruara “One Stop Shop”).

  • 10:00Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bën lansimin e  projektit: “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

  • 10:00Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikojnë raportin “Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë”. (Platforma “Zoom”)

    • 13:00Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, prezanton programin elektoral për kryeqytetin. (Ish – Sheshi 21)

    • 16:00Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës) /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme