Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:02 | 16 Dhjetor 2021
S D

09:30

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban ceremoninë e pranim-dorëzimit të BULDOZER-it për deponinë e mbeturinave komunale të komunës së Dragashit, donacion i Qeverisë së Japonisë. (Zyrat e KRM “Ekoregjioni”, Prizren)

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton rreth procedurës të mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

10:00

Caritasi bën publikimin e hulumtimit me titull: “Nga një këndvështrim gjinor: Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

EULEX-i bën prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Lars-Gunnar Wigemark, Shefi i Misionit EULEX-it, etj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

12:30

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton nismën ligjore mbi Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)

13:00

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) mbajnë konferencën“Sporti dhe Media”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka lansuar një fushatë globale “Të rinjtë flasin për qeverisjen”, për të mbrojtur aspiratat politike të të rinjve, duke i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme