Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:03 | 4 Nëntor 2021
S D

 

  • 09:30Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban tryezë e diskutimit “Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 10:00Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në Rahovec. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 10:00Demokravi Plus organizon konferencën për media në të cilë do të prezantojë raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Hotel “Prishtina”)

  • 10:00Ekipi Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Media Breakfast”. (Restaurantin “Rings”)

  • 10:30Ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger, i shoqëruar nga drejtoresha e Zyrës Tregtare të Austrisë, Vjosa Huruglica, vizitojnë ngrohtoren e qytetit të Gjakovës. (Ngrohtorja e “Gjakova Sh.A”, Gjakovë)

    • 13:00Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Lipjan)

       

    • 13:30Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

    • 16:00Mbahet Takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Merr pjesë shefi i Zyrës të BE-së, kryeministri Albin Kurti etj. (Salla plenare e Kuvendit)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme