Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:07 | 6 Maj 2022
S D

10:00
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. (Kabineti i kryetarit)
10:00
Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban diskutim me ndërmarrjen “TrePharm” lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike. (Kuvendi i Kosovës, N10)
10:00
Promovohet libri “Betejat e humbura të Tiranës”, i autorit Bamir Topi. (Rektorati i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)
10:00-16:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehët mrena mureve”. (Sahat Kulla, Malishevë)
11:00
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab. (Kabineti i kryetarit)
12:00
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MAShTI-t)
13:00
Shkolla e Mesmje e Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli” organizon ditën e shkollës. (Hapësirat e shkollës)
14:00
Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, në bashkëpunim me organizatën “ETEA” organizojnë promovimin e librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë” të autorit prof. dr. Belul Beqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)
17:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme