Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

06:52 | 8 Mars 2022
S D

09:00
Agjencia për Barazi Gjinore organizon ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:45
LDA Balkan organizon Konferencën “LEAP Women 2022″, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Folëse do të jenë: Vlora Çitaku, Vlora Dumoshi, Arijeta Rexhepi, Besnike Aliaj, Vjollca Komoni, Vlora Nikçi, Jehona Lluka etj. (Objeki i Administratës Qendrore të UP-së, Prishtinë)

10:00 – 12:00
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional protestues kundër vrasjes së grave. Nisja do të bëhet nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali (ora 10:00), për të mbërritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (12:00) dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë/ Ndërtesa e Qeverisë)

10:00
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut mban seancë solemne kushtuar “8 Marsit – Ditës së Gruas”. (Salla e Kuvendit të Komunës, Mitrovicë)

11:00
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

11:00
EULEX-i dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë konferencë me rastin e Ditës së Gruas. Marrin pjesë shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (“029 Neighborhood”, afër Qendrës “Fidani”, Fushë-Kosovë)

13:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal organizon një tryezë ku do të diskutohet lidhur me piraterinë, portalet dhe IPTV-të që shpërndajnë lajme të rreme dhe propagandë, IPTV-të mundësinë e bllokimit të qasjes në internet të medieve pro agjendës ruse etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

13:00
Organizata “You Can Do” mban një protestë paqësore kundër diskriminimit të grave me nevoja të veçanta. (Para ndërteses së Qeverisë)

13:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën “Gratë, roli dhe pozita e tyre në shoqëri”. (Salla e Kuvendit, Gjilan)

14:00
Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, organizojnë ngjarjen “10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Paragjykimet dhe steriotipet gjinore: Sa janë kualitative tekstet shkollore dhe kur do të rishikohen?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme