Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

06:50 | 8 Shkurt 2022
S D

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022. (Salla e Kuvendit, N204)

10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozimin për Kryesues dhe anëtarë të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT. (Kuvendi i Kosovës, Salla C203)

10:30
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Salla e Kuvendit, N302)

11:00
Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara të mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021. (Salla plenare)

11:00
Mbahet mbledhja e katërt (IV) e Bordit të ZRRE-së. (Zyrat e ZRRE-së)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme